Një ngjarje e shëmtuar ku protagonist ka qenë një shtetas shqiptar, 28 vjeç ka ndodhur në Modena të Italisë, ku mësohet se ai ka qëlluar në drejtim të një makine të policisë.
Sipas mediave italiane, 28-vjeçari është afruar tek makina e karabinierëve dhe iu ka qëlluar atyre me gurë.
Nuk dihet arsyeja e veprimit të të riut nga Shqipëria. Pas një rezistence të vogël, ai u prangos e u dërgua në paraburgim.
Mësohet se shqiptari kishte qenë problematik edhe më herët, pasi kishte qenë i dënuar për grabitje dhe plagosje. Tani do përballet me akuza të tjera.