“Çmendet” moti, breshëri mbulon tokat në Itali

Qendra Funksionale e Monitorimit të Rrezikut në Rajonin e Lombardisë ka dhënë alarm portokalli (rrezik mesatar) në pritje të shtrëngatave.

Reshjet e para filluan në mëngjes dhe ekziston rreziku për shtrëngata deri mëngjesin e së mërkurës.

Disa zona u goditën nga breshëri, në zonën e Varese kokrrat e breshërit ishin në madhësinë e kajsive dhe goditën rrugët e shtëpitë.

Mediet italiane shkruajnë se ishte e nevojshme ndërhyrja e borëpastrueseve./albeu.com


Shtuar 28.06.2022 20:16