Juristi Çlirim Gjata u shpreh se moderatori Baton Haxhiu e kishte marrë rreth 6 herë në telefon kryeministrin Rama për protestën e 8 janarit.
Sipas Gjatës, Haxhiu i kishte bërë thirrje kryeministrit të ndërhynte, pasi sipas tij Berisha po arrinte fitoren.
Ndërsa Haxhiu as e ka mohuar dhe as nuk e ka pohuar diçka të tillë duke i thënë që të flisnin pas emisionit.
Komentet u bënë në studion e emisionit Opinion, ku të dy personazhet ishin të ftuar.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Gjata: E ke marr 6 herë në telefon Edi Ramën dhe i ke thënë ço policinë se mbaroi Lul Basha, se hyri Sali Berisha, se morën fund të gjithë! 6 herë!
Por Rama kishte bërë skenarin, e la që u hap dera e parë e blinduar dhe pastaj ndërhyri. I kërkoi edhe kërkesën me shkrim për ta mbajt peng Lul Bashën. Pra nënshkruaje me policinë.
Haxhiu: Me hy brenda meje dikush…. e pranoj!
Gjata: E di shumë mirë ti Baton!
Haxhiu: Mirë, e di shumë mirë
Gjata: 6 herë e ke marr Edi Ramën në telefon, fut policinë se mbaroi Lul Basha, hyri Berisha, na mori në qafë të gjithëve.
Haxhiu: Nuk i intereson shikuesit kjo. Mbas emisionit flasim…/albeu.com/