Ambasada e SHBA ka reaguar në lidhje me vizitën e ish-presidentit të SHBA Bill Clinton në Tiranë.
Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se shqiptarët pritën ngrohtë Clintonin.
“Shqiptarët i dhuruan një pritje të ngrohtë ish-presidentit Bill Clinton në një ceremoni publike që shënonte vizitën e tij të parë në vend. Kryeministri Rama nderoi Presidentin Clinton me “Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike” për kontributin e tij për paqen në rajon dhe Presidenti Clinton shprehu admirimin e tij për përparimin historik të Shqipërisë nga diktatura në demokraci. Shqiptarë të të gjitha moshave dolën për të mirëpritur Presidentin Clinton, duke shfaqur lidhjen e thellë mes dy vendeve tona”, shkruan ambasada./albeu.com