Ciklon bombë/ “Tërbohet” moti në prag Krishtlindjesh në SHBA: Temperatura deri në -48, autostrada dhe fluturime të bllokuara

Gati 1.5 milionë familje amerikane janë pa energji elektrike, mijëra anulime fluturimesh, mbyllje autostradash dhe përplasje fatale. Ky është bilanci katastrofik si pasojë e një stuhie dimërore me intensitet të rrallë që goditi Shtetet e Bashkuara dje, në prag të Krishtlindjeve.

Kjo stuhi dimërore e “përmasave historike”, sipas Shërbimit Amerikan të Motit (NWS), solli reshje të konsiderueshme dëbore, erëra të forta ngrirëse dhe temperatura që në disa vende arritën deri në -48 gradë Celsius, të afta për ta kthyer ujin e vluar në pikëza akulli në një çast.

Të lidhura

None found

Dje, paralajmërime emergjente dhe thirrje për të qenë të kujdesshëm ishin lëshuar për më shumë se 240 milionë njerëz, 70% e amerikanëve. Fenomeni ka shkaktuar kaos trafiku teksa miliona amerikanë mbushin autostradat dhe aeroportet për festat e fundvitit.