Një çift i moshuar gjerman kanë prishur një urë historike në hyrje të Son Servaras në Mallporca të Spanjës. Dyshja kishin shkuar me pushime në Spanjë, por gjatë udhëtimit me makinë pësuar një aksident. Mjeti u përplas me urën historike dhe copëzat e saj u shpërndanë në rrugë.
Çifti i të moshuarve janë dërguar në kliunikë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por më pas janë vënë në pranga. Kjo pasi përveç aksidentit të shkaktuar kanë prishur dhe objektin historik.
Teknikët e ekzaminuan urën dhe vendosën që objekti historik të prishet pasi rrezikon shembjen. Ura “Pont den Calet” ishte simboli i qytetit.