Ç’fshihet pas energjisë së 81 vjeçares? ‘Për zotin’, shprehja që i rriskoi jetën

Nëna Lule, Luljeta Kazazi, nëna më e dashur nga shqiptarët ishte sot e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ku rrëfeu mbi jetën dhe sekretet e saj.

“Unë kurrë nuk e kam pirë kafen. Pse? Me thonë të drejtën kur ishim të reja na thonin është turp të pish kafe. Kur u bëm gra, me racion një pako e ruanim për miqtë. Kështu që ne nuk e mësuam. Jam e lumtur që s’e kam mësuar se të rrit tensionin e të lënë në pagjumësi. Unë stepem, jo mos abuzo me shëndetin. Unë nuk ha gjërat gati nga pazari, ha atë që gatuaj unë. Nuk i dua.” – tregoi Nëna Lule mbi sekretin e jetëgjatësisë së saj.

81 vite të jetuara, Nëna Lule nuk ngurroi të ndante momentet më të rëndësishme të jetës së saj. Ajo tregoi se ndonëse e ka pesionin shume të vogël, ka arritur të shkoj në Mekë duke shprehur se Zoti “ta bën riskun”, dhe se është falenderuese për të gjithë përsonat që e kanë ndihmuar financiarisht.

“Me të vërtetë jam pasanikja më e madhe në botë, le të kenë të tjerët pasuri sa të duan.” – tha Luljeta Kazazi duke shtuar se shteti duhet të bëj më tepër për pensionistët. Nëna Lule dënon qeveritarët shqiptarë duke thënë se nuk kanë bërë mjaftueshëm për vendin tonë me një natyrë të papërshkrueshme dhe të paçmueshme.

“Gjyshet u falshin tinëz natën, jo ditën. Se dhe fëmija e vogël tregonte në atë kohë. Një herë më thirri sekretari i partisë dhe thashë ‘për Zotin se kam bërë unë këtë punë’ e harrova unë. Për një fjalë goje më thirrën dhe bërtiti ‘mos fol më kështu se unë ta kam çuar dhe emrin në tabelë nderi’. Unë nuk guxoja më. I fshim nga mendja dhe nga zemra të gjitha gjërat.” – tha Nëna Lule mbi një nga momentet më të vështira të jetës së saj në komunizëm.

Një besimtare e devotshme e fesë islame, Nëna Lule shprehu se çdo ditë falenderon Zotin dhe i lutet për mirësi e begati. Por si shprehet ajo për të rinjtë shqiptarë në ditët e sotme?

“Disa gjëra janë të tepruara, ekspozimet e trupit. Në shtëpi tënde bëj ç’të duash, në publik çik me kujdes. Ndërsa djemtë i dua shumë janë shumë të mirë. Çunat janë aq të mira, sa i duan gocat ashtu. Por gocat e kanë fajin, jo çunat.”

Ermali e ngacmon duke e pyetur se “gocat duhet të jenë më të kujdesshme që çunat mos të bien pre e mëkatit”, të cilës Nëna Lule iu përgjigj duke i thënë “po, bravo”.

Ajo tha se është mbështetëse e Pandeli Majkos, duke thënë se e respekton pa masë dhe se i lutet Zotit që t’i jap begati. Ndërkohë për kryeministrin Rama dhe kryetarin e PD Sali Berisha tha se nuk i pranon dhe nuk i mbështet.


Shtuar 27.04.2022 18:22