Çfarë po ndodh? Pas selisë së PD-së “blindohet” dhe Kryeministria (FOTO+VIDEO)

Protesta e PD-së e thirrur nga grupi i themelimit nga Sali Berisha e cila do të zhvillohet nesër në selinë blu, duket se ka prekur edhe Kryeministrinë.

Porta kryesore e kryeministrise këtë pasdite i është vendosur veshja metalike mbrojtese, për t’u siguruar nëse do të ketë trazira.

Ndërkohë, selia e PD-së prej ditësh është blinduar me dyer prej hekuri, madje as deputetët që mbështesin Berishën nuk kanë mundur të hyjnë brenda.

Sot, ish-kryeminstri Sali Berisha vizitoi me deputetët e tij selinë blu ku piu dhe një kafe me gazetarët. Ai u zotua se nesër Lulëzim Basha do të largohet nga zyra. /albeu.com/


Shtuar 7.01.2022 20:12