Çfarë po ndodh në Vlorë? Kandidatët e PS e PD pozojnë krah më krah si miq

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë bërë bashkë në qytetin e Vlorës vetëm katër ditë para zgjedhjeve.

Kryetari i PD-së në qarkun e Vlorës Genc Deromemaj dhe kandidati i PS-së në Vlorë Ilir Metaj kanë qenë të dy të ftuar në emisionin “6+1”, dhe kanë pozuar krah njëri-tjetrit.

Metaj dhe Deromemaj shihen të qetë krah njëri-tjetrit, teksa pozojnë në foto duke zbuluar se situata zgjedhore në Vlorë është më e qetë se kurrë dhe pse kanë mbetur vetëm 3 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve.