Çfarë po ndodh në Pogradec, policia kontrolle të shumta në rrugë

Një aksion nga komisariati i policisë ka filluar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit.

Dhjetra efektivë dhe disa patrulla në hyrje të qytetit.

Sipas informacioneve, fokusi i këtyre kontrolleve është për personat me preçedentë kriminalë, dhe për kultivuesit e lëndëve narkotike, më kryesisht në ambjente të mbyllura.

Mësohet se kontrolle po zhvillohen edhe në objekte të ndryshme.

Pritet që në vijim të kemi informacion rreth rezultateve të këtij aksioni i cili pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim.


Shtuar 5.11.2023 18:34