Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit kryesorë të kësaj force politike, një takim ky i papritur.
Në takim, janë thirrur kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Tema e takimeve ende nuk dihet, ndërsa takimi është thirrur në ditën që në Kuvend, Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nisi shqyrtimin e provave të dorëzuar së bashku me kërkesën e 49 deputetëve socialistë.