Çfarë po ndodh me Ronela Hajatin? Eurovision fshin nga faqja e Instagramit foto nga performanca e saj

“Eurovision Song Contest” nuk është i kënaqur me koreografinë e saj dhe ka kërkuar që të ndryshohet në më pak se 10 ditë nga nata e parë kur këngëtarja do të performojë në skenën e Torinos.

Me anë të një e-maili, nga organizatorët është kërkuar që të hiqet nga performanca me pretendimin se skena është “+18” dhe nuk i shkon përshtat natyrës së garës.

Shumë diskutime ka hapur dhe e gjithë koreografia e këngëtares që në fakt flet për një dashuri mes dy vajzave, ku Hajati performon me Klaudia Pepën.

“Inskenimi i Eurovision ishte ideja ime. Nuk jam e sigurt që të gjithë do ta marrin mesazhin. Por mesazhi është, të gjithë mund të duan kë të duan – dhe nëse vendos ta mbajë sekret, është e drejta e tyre ta bëjnë këtë. Kështu që…,“-tha Ronela Hajati m,bas performancës.

Deri më tani Hajati nuk ka komentuar nëse do të pranojë apo jo kërkesën për të hequr nga koregrafia pjesën tjetër.

Ndërkoh admiruesit e saj kanë “shpërthyer” në Twitter, duke kërkuar që Eurovisioni të tërheqë pas kërkesën që është bërë./albeu.com