Situata te Barcelona është ende e vështirë dhe jo e mirë që pas ndarjes zyrtare me Messin me të cilin duket e vështirë lamtumira përfundimtare.
Kur gjithçka dukej e mbyllur mes klubit Blaugrana dhe Leo Messit që pas njoftimit të Joan Laportas dhe lamtumirës pasuese të përlotur të argjentinasit, tani rezulton sipas programi ‘La Porteria’ se CEO i klubit, Ferran Reverter, ka telefonuar këtë mëngjes babanë dhe përfaqësuesin e lojtarit, Jorge Messi, për të bërë një propozim të ri në mënyrë që të mbante sulmuesin te Barcelona.
Lajmi u raportua rreth orës dy të mëngjesit, kështu që padyshim që është shumë e vështirë të konfirmohet ose mohohet ky informacion edhe në Spanjë. Në fakt, sipas autorëve të lajmit ekskluziv në Barcelonë tani dera nuk është e mbyllur për Messin.
Kjo ofertë e re vjen kur të gjitha rrugët dukeshin drejtuar në Paris, pasi Leo po përfundonte zbarkimin e tij në kryeqytetin francez.
Nuk ka dyshim se nëse kjo thirrje e fundit dëshpëruese do të konfirmohej, do ta shfaqte klubin Blaugrana si tepër qesharak dhe do të bënte të qartë një menaxhim absolutisht katastrofik dhe të improvizuar.
Në çdo rast, duket më shumë si një gjetje e momentit, por në këtë Barcelonë, e cila ka hyrë në një spirale të vërtetë konfuzioni dhe marrëzie, absolutisht asgjë nuk mund të përjashtohet, as një rikthim i Messit. /oranews