Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kostoja e pastrimit është më e lartë se tarifa që paguajnë qytetarët.
Komentet Rama i bëri në një takim që zhvilloi me kryetarët e Bashkive dhe prefektët për pastrimin e territorit në zonat bregdetare.
Ai gjithashtu shtoi se gjobat janë të domosdoshme për të sensibilizuar qytetarët.
“Kjo është një sfidë qytetarë. Është shumë e qartë që pastrimi ka një kosto që është më e lartë se çfarë bashkitë i faturojnë qytetarëve dhe bizneseve. E them këtë për të gjithë ata që në vend se ta fillojnë nga vetja, por e fillojnë ne paguajmë taksa bashkitë nuk na përgjigjen. Që të jemi të qartë kontributet përmes tarifave të pastrimit janë nën kostot e pastrimit për Bashkitë. Kjo bën që Bashkitë të përballojnë me fonde ekstra një pjesë të kostos”, tha Rama./albeu.com/