Çfarë ndodhi në ditën e Bajramit? Mbi 120 persona paraqiten në Urgjencën e Tetovës

Ditën e djeshme, qindra persona janë paraqitur për të kërkuar ndihmë në Urgjencën e Tetovës, për shkak të konsumimit të lartë të ëmbëlsirave dhe ushqimit të rëndë në ditën e Bajramit.

Sipas mediave maqedonase, 150 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, prej të cilëve 120 pacientë kanë shprehur ankesa nga ushqimi.

Të lidhura

None found

Ata në urgjencë erdhën me simptome si të vjella, tension i lartë i gjakut dhe dhimbje barku.

Mjeku kujdestar, Kujtim Rexhepi nëpërmjet TV21, ka apeluar deri te qytetarët që të bëjnë regjim ushqimi.

“Të kenë kujdes me ushqimin, veçanërisht ditët e para”, tha Rexhepi.


Shtuar 31.03.2025 09:06