Çfarë ndodhi? Mbyllet emisioni investigativ Top Story

Emisioni investigativ Top Story, është mbyllur.

Përmes një reagimi, autorët sqarojnë se pronarët kanë kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit.

Sipas tyre, edhe më herët ka pasur ndërhyrje të herëpashershme të drejtuesve të televizionit në punën e emisionit.

Ata shtojnë se sëfundmi Top Story-t do t’i hiqej edhe emri i programit, për shkak se do ti jepej një emisioni politik, i diskutueshëm për pozicionimin pro qeverisë.

Sipas drejtuesve të emisionit, ky ekip ka realizuar mbi 100 #dokumentarë duke denoncuar afera të të gjitha llojeve nga konçesionet, kompanitë e mëdha, oligarkë, e deri në nivele zyrtarësh të lartë politikë apo drejtësie që cenojnë interesin publik.

Nga ana tjetër reagoi vetë Top Channel, të cilët thanë se kishin larguar gjobaxhinjtë nga ekrani, duke iquajtur kështu drejtuesit e këtij emisioni./albeu.com/


Shtuar 31.03.2022 20:12