Çfarë ndodhi? Konkurenti braktis Për’puthen pas takimit të parë (FOTO LAJM)

Në fillim të muajit shkurt, emisionit “Për’puthen” ju bashkua një djalë i ri, Arsimi, i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e vajzave. Ai ishte konkurrenti i parë me origjinë nga Maqedonia, por gjatë prezantimit të tij Arsimi tha se prej vitesh jeton e punon në Zvicër.

Mirëpo asgjë nga këto nuk ju tërhoqi më shumë vëmendjen vajzave se sa fakti që ai ishte baba i një djali. Arsimi tregoi se ai është baba i një djali 3-vjeçar të quajtur Lion. Madje ai zbuloi një tatuazh në krahun e tij, ku kishte gdhendur portretin e vogëlushit. Arsimi tha se djali jeton me nënën e tij në Zvicër dhe se takohet me të vetëm gjatë fundjavave.

Pikërisht i vogli u bë shkak që Arsimi të lërë përfundimisht “Për’puthen”. Ditën e sotme në përfundim të emisionit ai tha se do të largohet për shkak të disa arsyeve private. I pyetur më tej nga Bora, ai tha se duhet të rikthehet në Zvicër për t’i bërë disa vizita djalit të tij.

Djalin e tij, Arsimi e prezantoi edhe para disa ditësh në rrjete sociale. Ai publikoi në Instagram një foto të djalit, teksa të gjithë vunë re ngjashmërinë e madhe që ai kishte me të.

Sa i përket “Për’puthen”, kujtojmë se Arsimi pati një takim shumë interesant me Sarën dhe u duk se mes tyre kishte shumë kimi.

 

 

Hyrja e re në Për'puthen i lë të gjithë pa fjalë: Jam 28 vjeç dhe kam një fëmijë… Zbulon emrat e vajzave që i pëlqejnë - Top Channel

Shtuar 19.03.2021 08:03