Çfarë ndodhi dy netë më parë në Sarandë, 39-vjeçari shkoi në spital me dëmtime të rënda, asnjë njoftim nga policia (EMRI)

Mbrëmjen e 18 janarit një person i dëmtuar rëndë është paraqitur në Spitalin e Sarandës.

Ai ka pasur dëmtime të renda në fytyre e trup, thyerje të hundës, thyerje të dhëmbit, thyerje të njërit gisht.

Personi në fjalë është Gentian Omeri, 39 vjeç nga fshati Verve, në Bashkinë Konispol, sipas BalkanWeb.

Nuk ka pasur asnjë njoftim nga policia për ngjarjen e dy netëve më parë, megjithatë mësihet se kanë nisur hetimet. /albeu.com


Shtuar 20.01.2023 11:17