Dhuna në shkolla vijon të jetë një gangrenë për vetë shkollat, por edhe për policinë. Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e lajmeve në “Ora News”, ku njofton se një sherr mes adoleshentësh ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta te shkolla “Sevasti Qirjazi” në kryeqytet, sherr që do të transferohej edhe në Këshillin Pedagogjik, ku mësohet se është kërcënuar edhe stafi i mësuesve të shkollës në fjalë.
Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen, është tentativa për ta mbajtur të fshehtë ngjarjen për publikun nga vetë Policia e Shtetit.
Dhe dyshimet për censurimin e kësaj ngjarjeje, duket se është bërë prindërit i adoleshentit të dhunshëm, i cili mësohet se është Oficer i Policisë Gjyqësore (OPGJ).
“Te shkolla “Sevasti Qirjazi” ka ndodhur një sherr me armë të ftohta.
Është kërcënuar stafi pedagogjik, edhe është shoqëruar në komisariatin nr. 4 autori i dyshuar i ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:30 dhe nuk është raportuar as nga Policia e Shtetit. Ka hyrë me thikë dhe ka rrahur zyshat, por është liruar pasi autori adoleshent është djali i një polici OPGJ”, raportojnë burimet.