Kryeministri Edi Rama pritet që paraditen e të mërkurës me të gjithë kryebashkiakët e vendit.
Gazetari Muhamed Veliu raporton se ky takim pritet të mbahet në Kryeministri në sallën COD.
Sezoni turistik do të jetë në fokus të takimit, por gjithashtu do të flitet për ligjin për legalizimet, ku një pjesë e procedurave do t’ju kalojë bashkive.
Edhe vitet e shkuara gjatë muajit korrik kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime të ngjashme.