Ekspertët mjekoligjorë kanë raportuar se dhjetëra qytetarë në Bucha, janë gjetur të vdekur nga këto armë vdekjeprurëse që nuk ishin përdorur që nga Lufta e Parë Botërore.
Por çfarë janë fleketat?
Këto predha metalike rreth 3 cm të gjata, njihen si fléchette– nga frëngjishtja për ‘shigjeta të vogla’.
Edhe pse ato nuk janë të paligjshme, përdorimi i tyre konsiderohet gjerësisht si brutal dhe i palejueshëm sidomos në zona lufte.
Ato kanë një reputacion të frikshëm për brutalitetin me të cilin e vrasin viktimën duke penetruar thellë në inde me mundësinë për ta çarë kockën tej për tej.
Për këtë arsye nuk janë përdorur më parë në asnjë nga luftërat e kohëve moderne.
Përse po i përdor Rusia tani?
Kjo armë njihet të jetë shpikur në Itali në fillim të viteve 1900 dhe u adoptua më vonë nga të gjithë kampet që morën pjesë në Luftën e Parë Botërore.
Shigjetat në atë kohë ishin rreth 12 cm në gjatësi, me majë të mprehtë dhe pendë për të ruajtur qëndrueshmërinë gjatë fluturimit.
Ato hidheshin nga lartësitë me anë të avionëve ushtarakë të cilët depozitonin bombola që mbanin disa dhjetëra ose qindra fleketa.
Më vonë ato u zëvendësuan nga bombat dhe eksplozivët pasi u menduan të ishin shumë arkaike dhe jo-efektive.
Gjatë viteve 50-të, amerikanët prodhuan një gjeneratë edhe më vdekje-prurësve të fleketave, me anë të një programi të koduar me nofkën ‘Qeni Përtac’.
Një bombë rreth 225 kilogramëshe lëshohej nga lartësia, duke shpërthyer në më shumë se 10,000 predha në momentin e detonimit, secila prej tyre me një gjatësi prej rreth 5 cm.
Ato e godisnin viktimën me të njëjtën fuqi si një plumb dhe me po aq probabilitet për ta lënë të vdekur.
Amerikanët e kanë përdorur ‘Qenin Përtac’ edhe në Luftën e Vietnamit, gjatë të cilës ato nisën të njihen edhe me nofkën ‘Shiu i Hekurt’.
Në fillim të viteve 2000, një grup aktivistësh për të drejtat e njeriut në Izrael u përpoq të ndalonte përdorimin e fleketave por iniciative e tyre përfundoi pa sukses.
Përpjekje të tjera për të ndaluar armë të ngjashme si minat e tokës apo predhat kanë dështuar gjithashtu.
Nuk dihen ende arsyet pse Rusia mund të ketë vendosur të përdorë një armë të këtij kalibri.
Zyrtarët ukrainas mendojnë se ushtria ruse mund të ketë hasur probleme logjistike ndaj dhe mund t’i jetë dashur t’i përdorë ato, ose ata mund të kenë vendosur në mënyrë krejt të ndërgjegjshme t’i përdorin fleketat me qëllimin e vetëm për të “terrorizuar popullsinë vendase”.