“Çfarë i bie që të bëheni më pas Presidencës?” Përgjigjet Meta

Presidenti Ilir Meta u shpreh me nota ironie se do të dëshironte që pas përfundimit të mandatit të Presidentit ta mbyllte karrierën e tij politike.

Komentet ai i bëri teksa ishte i ftuar në “Open” në News24,

Sipas Metës, planet e tij ndryshuan pas 25 prillit.

Arion Sulo: Mbyllja e mandatit të Presidentit, për çdo politikan është si një fund karriere, pas President, çfarë i bie që të bëheni më?

Ilir Meta: Ashtu e kisha dhe unë dëshirën po ca të bëj që 25 prilli përmbysi planet e mia, kështu që të largohesh këtë moment nga jeta publike për një politikan si unë që ndjej detyrime ndaj popullit, sigurisht që një largim do të na vinte në siklete të mëdha se do dëgjonim lavdërime të padëgjuara nga mazhoranca në radhë të parë, (qesh), padyshim që do konsiderohej si braktisje.

Nuk është se kërkoj të bëhem diçka, sepse në çdo kohë që kam dashur jam bërë diçka, problem është se duhet të rivendosim gjithçka në themele të shëndetshme për gjeneratat që do të vijnë dhe për këtë duhet të bëjmë çdo lloj sakrifice se e kemi detyrim.


Shtuar 9.06.2022 23:08