Më 31 dhjetor, në ditën e fundit të vitit, në Fletoren Zyrtare janë botuar 15 vendimet e qeverisë për dhënien e pensionit të posaçëm për 15 personalitet e fushave të ndryshme.
Ata që do të përfitojnë vit janë aktorët: Bujar Asqeriu; Marjeta Larja, Zani Zicishti, Sotiraq Bratko.
Personalitetet e tjera janë ish-sportisë, studiues, ish-deputete.
Emrat e tyre janë: Fatos Muço, Thoma Gaqi, Uran Xhafa, Shaban Uka, Eva Kavaja, Diana Çuli, Kozma Dushi, Diana Toçe, Ylli dhe Lluka Qafoku.
Sipas vendimit, ata do të përfitojnë katërfishin e pensionit social në Shqipëri.
Pensionin e posaçëm shtetëror e përfitojnë personat e sipërpërmendur si shtesë mbi pensionin që iu takon nga sigurimet shoqërore, ose si pension nëse nuk përfitojnë pension nga sigurimet shoqërore; Pensioni i posaçëm shtetëror nuk mund të jetë më i ulët se pensioni bazë dhe as më i lartë se dyfishi i pensionit bazë, të miratuar në momentin e lindjes të së drejtës;
Shtesa e pensionit të posaçëm shtetëror mund të jetë deri në kufirin maksimal, me kusht që shuma e pensionit të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.