Pas dy vite e gjysmë, Emiljano Shullazi u lirua nga regjimi 41-bis, ku vuajnë dënimin të burgosurit me rrezikshmëri të lartë ose ata që thyejnë rregullat gjatë paraburgosjes ose burgosjes.
Por çfarë është fiks regjimi 41-bis?
Regjimi 41-bis ka për qëllim parandalimin e krimeve si shmangien e kontakteve të këtyre të dënuarve me organizata kriminale. Regjimi kufizon disa të drejta të burgosurit apo paraburgosurit si më poshtë:
Lejohet takimi vetëm me familjarët (paralindurit, të paslindurit, bashkëshortët dhe bashkëjetuesit) dhe takimi do të bëhet në ambiente të përcaktuara. Për të burgosurit jashtë këtij regjimi lejohet takimi dhe me persona të tjerë.
Në rast se i burgosuri nuk kryen takime me familjarët, ka të drejtë të ketë bisedë telefonike deri në 10 minuta një herë në muaj. (Për të burgosurit e tjerë lejohet të kenë bisedë telefonike deri në 8 herë në muaj pa një kohëzgjatje të përcaktuar)
Ndalohet përdorimi i sendeve apo parave që i burgosuri mund të marrë nga jashtë.
Reduktimi i qëndrimit në ajrim deri në 2 orë. (Të burgosurit e tjerë e kanë të paktën dy orë ose më shumë kohën e ajrimit).
Ndalohen të marrin pjesë në sindikatat apo organe të tjera përfaqësuesish për të burgosurit. (Të burgosurit e tjerë kanë të drejtë të organizojnë dhe marrin pjesë në organizata).