Çfarë është?
Mpiksja e gjakut është një grumbull qelizash dhe proteinash në gjak. Zakonisht shpërbëhet ndërsa shëroheni nga një lëndim, por nëse formohet kur nuk është e nevojshme mund të bllokojë pjesërisht ose plotësisht një enë gjaku.
Çfarë mund të shkaktojë?
Një mpiksje gjaku e papritur mund të çojë në probleme serioze e madje edhe vdekje. Nëse formohet në një arterie, mund të shkaktojë infarkt në zemër, goditje në tru apo një ikemi të këmbëve. Nëse ndodh në një venë, mund të ndjeni dhembje dhe ënjtje. Një mpiksje gjaku në një venë në thellësi të trupit quhet trombozë në venën e thellë (DVT: deep vein thrombosis). Nëse ndodhet në mushkëri kemi të bëjmë me një embolizëm pulmonar (EP). Të dyja rastet klasifikohen si të rrezikshme për jetën.
Simptomat:
-Ënjtje
-Ngjyra e lëkurës (lëkura në zonën e prekur mund të ketë një ngjyrë kaltëroshe ose të kuqërremtë)
-Dhembje
-Probleme me frymëmarrjen
Nëse dyshoni për një mpiksje gjaku…
Shkoni menjëherë te mjeku juaj ose në urgjencë. Një mpiksje mund të jetë vdekjeprurëse dhe nuk do ta dini me siguri nëse keni një të tillë derisa të kontrolloheni me ekzaminimet përkatëse.