Çfarë duhet të hani në mëngjes për t’u dobësuar?

Ekspertët këmbëngulin se dietat që nuk përfshijnë vaktin e mëngjesit kanë 100% më shumë gjasa të dështojnë dhe se përpjekjet për të rënë në peshë do rezultojnë të pasuksesshme.

Por pse është kaq i rëndësishëm mëngjesi në një dietë?

Të lidhura

None found

Njerëzit të cilët nuk hanë mëngjes kanë tendencë të ushqehen shumë gjatë ditës.

Mëngjesi rregullon nivelet e glukozës në gjak dhe na bën të mos ndihemi të uritur.

Ushqyerja e duhur në mëngjes përmirëson shëndetin mendor dhe ul ndjesinë e lodhjes.

Por që mëngjesi ynë të jetë i dobishëm, duhet të bëhen zgjedhjet e duhura.

Shihni më poshtë ushqimet që rekomandohen nga ekspertët për mëngjes.

Drithëra integrale

Studimi i botuar në Revistën “American Journal of Clinical Nutrition” ka treguar se ngrënia e drithërave mund të çojë në rritjen e energjisë,që do të thotë ju keni mjaftueshëm energji për tu ushtruar dhe kështu për të djegur kaloritë e tpërta.

Drithërat janë të pasura me vitamina që janë përgjegjëse për kontrollimin e peshës sonë.

Vezët

Miti i vjetër se konsumimi ditor i vezëve ka efekte anësore në organizëm nuk është i vërtetë. Sipas studimeve,vezët janë burim i shkëlqyeshëm i proteinave dhe do t’ju mbajnë të ngopur për shumë orë.

Produktet e qumështit

Produktet e qumështit furnizojnë trupin me kalcium dhe energji për të përballuar një ditë të gjatë. Qumështi dhe kosi kanë kalori minimale, veçanërisht nëse janë me pak yndyrë dhe përfitimi është i shumëfishtë.

Ekspertët kanë treguar se konsumimi ditor i qumështit dhe kosit zvogëlon kaloritë që konsumojmë gjatë ditës, ndërsa rregullon nivelet e glukozës në gjak.

Nuk është rastësi se një studim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregoi se 60% e adoleshentëve që nuk konsumonin qumësht për mëngjes kishin më shumë mundësi të kalonin në mbipeshë.


Shtuar më 8.01.2023 07:15

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet giriş