“Çfarë doje te Safet Gjici?” Alma K del nga gjykata me kapele “Louis Vuitton” dhe përplaset me gazetarët: Jeni bërë si lypësat e semaforit

Alma Kaçi është kthyer sërish në qendër të vëmendjes pasi Gjykata e Posaçme shtu sot seancën për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj saj.

Teksa ka dalë nga GJKKO, Alma Kaçi është pritur nga gazetarët të cilët i janë drejtuar me pyetje. Mirëpo, ajo nuk ka reaguar aspak mirë.

“Jeni bërë si lypësat e semaforit, lypni informacione nga SPAK”, dëgjohet të thotë ajo, teksa gazetarët e pyesin “çfarë lypte te Safet Gjici”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Ndërkohë, më herët foli edhe avokatja e Kaçit, e cila tha se së shpejti mund të dalin të dhëna të reja.

Kujtojmë që Kaçi shfaqej në videon erotike në zyrën e Safet Gjicit, nga ku kishte kërkuar të merrte një tender për rehabilitimine  qenve të rrugës.


Shtuar 31.08.2023 11:32