Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, ka treguar se rezoluta kundër krimeve serbe në Srebrenicë do të mbahet më 7 korrik.
Kjo ditë përkon edhe me protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në Tiranë, kundër rritjes së çmimeve dhe zhvillimeve në rajon.
“Zotëria që zgjohet vonë dhe vjen këtu të rikujtojë bashkëpunimin e tij të vjetër me Millosheviçin dhe që kërkon që të përdorë çështje të rëndësisë kombëtare për arsye personale, natyrshëm që Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të bëhet pis.
Shqiptarët e kanë kuptuar që kur ne të mblidhemi këtu në 7 korrik për të kujtuar viktimat e masakrës në Srebrenicë, zotëria (Berisha) ka thirrur protestë. Besoj e kuptoni të gjithë sinqeritetin që ka bashkëpunëtori i Millosheviçit për çështje që lidhen me interesin kombëtar”, është shprehur Balla./albeu.com/