Ceremonia për 250-vjetorin e SHBA-ve, Trump flet nga Mount Rushmore: Identiteti amerikan nën sulm! Komunizmi, kërcënimi më i madh për lirinë!

Festimet për 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë nisur në hijen e Mount Rushmore, nën vështrimin e skalitur në gur të George Washington, Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt dhe Abraham Lincoln, me një fjalim të mbushur me patriotizëm dhe krenari kombëtare nga presidenti aktual i SHBA-së, i 47-ti, Donald Trump.

“Ne kemi Kushtetutën më të drejtë dhe më jetëgjatë në botë. Jemi vendi më i fortë dhe më i fuqishëm në botë dhe, me hirin e Zotit, Shtetet e Bashkuara janë kombi me më shumë sukses, me arritjet më të jashtëzakonshme dhe më të vlerësuara që kanë ekzistuar ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Dhe është nder të jem presidenti juaj”, u shpreh presidenti Trump.

Të lidhura

None found

Më tej, ai vlerësoi edhe Deklaratën e Pavarësisë, dokumentin e firmosur në Filadelfia në vitin 1776, që shënoi shkëputjen nga Perandoria Britanike dhe lindjen e SHBA-së.

“Fjalët e Deklaratës sonë kanë shkaktuar një tërmet: ato nisën një revolucion që nuk është mbyllur kurrë dhe që vazhdon ende sot”, tha ai.

“Identiteti amerikan është nën një sulm të ri nga radikalë dhe ekstremistë të brendshëm dhe për këtë arsye mund të humbasim zgjedhjet e mesmandatit vetëm nëse sillemi si budallenj”, deklaroi Donald Trump.

Duke folur për rrezikun e komunizmit, Trump u shpreh se; “Partia Komuniste përbëhet nga emigrantë të paligjshëm, kriminelë dhe nga kushdo që nuk duhet të punojë. Komunizmi është një dështim. Ka qenë gjithmonë një dështim dhe mbetet i tillë. Është një dështim total. Shikoni njerëzit që e promovojnë atë. Në vigjilje të këtij 250-vjetori të lirisë amerikane, ne deklarojmë dhe betohemi se Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist”.

Ai shtoi se, një brez pas Luftës së Ftohtë, “po shohim një rikthim të kësaj kërcënimi në vendin tonë, i ushqyer edhe nga ata që sapo kanë ardhur në vend dhe që përqafojnë ide krejtësisht të kundërta me mënyrën tonë të jetesës”.

Sipas tij, “komunizmi përfaqëson një kërcënim vdekjeprurës për lirinë amerikane. Është kërcënimi më serioz që vendi ynë ka përballuar ndonjëherë, madje më i madh se Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, Pearl Harbor apo 11 Shtatori”.

Trump shtoi se komunizmi është “armik i popujve të lirë kudo që ndodhen”,armik i Kushtetutës” dhe “armik i 4 korrikut 1776”, duke kritikuar ashpër edhe ata që, sipas tij, “heshtin për historinë e errët të komunizmit”.

Gjithashtu, i deklaroi gjithashtu se ky sistem “ka shkaktuar më shumë vdekje dhe shkatërrim se çdo sistem tjetër në histori”, duke përmendur se në shekullin e kaluar “ka vrarë 100 milionë njerëz”.

“Morali komunist, pa Zot, mbështet idenë se çdo mjet justifikohet për të realizuar vizionet e tij çnjerëzore. Nuk respekton ligjin, drejtësinë, traditën apo të drejtat e dhëna nga Zoti. Është një ideologji e ndërtuar mbi vjedhje, kontroll, gënjeshtra dhe vrasje masive”, tha ai.

Në fund të fjalimit, Trump u shpreh se, “mund të jesh besnik ndaj Karl Marksit ose ndaj Amerikës, mund të jesh komunist ose patriot, por nuk mund të jesh të dyja”, duke mbyllur një fjalim gati 30-minutësh mes duartrokitjeve.


Shtuar 4.07.2026 09:11

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkMilanobetHoliganbetJojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikbetosferKickmatbetlunabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetPadişahbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom