Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjehdjeve, Ilirjan Celibashi, ka raguar lidhur me akuzat për manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, Celibashi ka bërë me dije se kanë nisur hetimet për manipulimet zgjedhore dhe gjithashtu ka informuar se janë bërë 10 kërkesa për informacion nga SPAK dhe prokuroritë e rretheve të Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës, Pukës dhe Elbasanit.
Ditën e sotme, SPAK kërkoi nga policia arrestimin e kandidatit të LSI për Tiranën, Etjon Jokën pas dyshimeve se Joka është i përfshirë në shitblerje votash.