Sot po zhvillohet komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Piblike dhe të Drejtat e Njeriut.
Sipas raportit të vitit 2022, të cilin prokurori Olsian Çela prezantoi në Komisionin e Ligjeve, rritjen më të madhe të ngjarjeve kriminale në vend e ka pasur qarku i Shkodrës, ndërsa Berati ka qenë qarku më i qetë, pasi ka shënuar numrin më të ulët të rasteve kriminale.
Ai tha se kriminaliteti më i lartë në raport me numrin e popullsisë është shënuaa në qytetin e Gjirokastrës.
“Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër. Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë e ka qarku Shkodër me 10,64 %, ndërsa qarku Berat ka koeficient të kriminalitetit nën mesataren kombëtare, që rezulton me ulje 25,09 % krahasuar me vitin 2021”,tha Çela.
Për një vit janë Shqipëri janë regjistruar 318 krime kundër jetës të kryera me dashje, ku numrin më të lartë prej 222 rastesh janë ato të kanosjes. Megjithatë drejtësia ka qenë efektive vetëm në një rast për të goditur krimin e organizuar.
Kryeprokurori Çela ka nënvizuar gjithashtu rezultatet e arritura nga Prokuroria gjatë vitit të kaluar për nisje hetimesh, procedime apo dërgime për gjykim.
“Gjatë vitit 2022, organi i prokurorisë në hetimet paraprake ka trajtuar 61114 materiale në shqyrtim, që përbën një rritje prej 0,16 % në krahasim me vitin 2021. Janë ndjekur gjithsej 48315 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 1,69 % në krahasim me vitin 2021, nga të cilat janë 25737 procedime penale të regjistruara, me një ulje prej 9,27 % në krahasim me vitin 2021, dhe 695 procedime penale të rifilluara, që tregon ulje prej 26,06 % në krahasim me vitin 2021. Janë mbartur 21883 procedime penale me rritje prej 20,21 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2021. Është vendosur mosfillimi i procedimit për 12799 referime dhe kallëzime penale, me ulje prej 5,21 % në krahasim me vitin 2021”, deklaroi Çela.
Sipas Çelës, për korrupsion 91,35 % e çështjeve janë dërguar për gjykim dhe 8,65 % e çështjeve janë pushuar.
Gjatë vitit 2022 janë përfunduar 25853 çështje që përbën rritje prej 0,64 % të çështjeve të përfunduara krahasuar me vitin 2021, prej të cilave: 42,49 % janë dërguar për gjykim, 25,30 % janë pushuar, 30,03 % janë pezulluar dhe 2,18 % janë transferuar në prokuroritë kompetente.
/albeu.com.