Edhe pse raundi i parë për zgjedhjen e kreut të ri të shteti ka dështuar pasi nuk pati asnjë emër, kreu I grupit Parlamentar në PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se nuk do të pranojnë asnjë propozim të ardhur nga Sali Berisha. Ai u shpreh se çdo vendim që mban firmën e Berishës do të rrëzohet. Sipas Ballës, ky vendim i PS lidhet me shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit.
“Çdo propozim, që mban firmën e Sali Berishës nuk merret në konsiderate dhe rrëzohet. Ky është një vendim që ne e kemi marrë, kështu do të jetë sa koha Berisha të jetë në Kuvend. Ka të bëjë me personin e shpallur non grata i cili nuk mund të jetë palë ne asnjë proces demokratik”, tha Balla.
Lexo edhe: Digjet raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit, Mustafaj: Nëse do kishte garë do ishte ndryshe, s’ka vullnet për konsensus
I ftuar në “Open”, Balla tha se shpreson që gjatë dy javëve të ardhshme të ketë propozime. Madje ai u shpreh I bindu se opozita do të sjellë emra brenda kësaj jave.
“PS nuk u tregua arrogante dhe shpresojmë që në dy javët e mbetura ne kemi mundësi që të presim propozime. Unë jam i sigurt që këtë javë do të ketë propozime nga opozita. Ka një përpjekje të lavdërueshme për të unifikuar, duke përjashtuar non gratat. Kjo është diçka e mirë. Më pas do të bjerë poshtë edhe ajo që thoni ju që nuk do ketë kandidatë në dy raundet e tjera. Ka ardhur koha që opozita të marrë përgjegjësi në proces”, deklaroi Balla.
Berisha nga ana tjetër ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në një proces, të cilin ai e cilëson farsë./albeu.com