Çaste gëzimi! Momenti kur forcat e FSK-së nxjerrin nga rrënojat fëmijën 2 vjeç në Turqi (VIDEO)

Forca shpëtimi nga e gjithë bota po japin kontributin e tyre në Turqidhe Siri ër nxjerrjen nga rrënojat të personave të mbijetuar nga tërmeti i fortë që goditi ditën e hënë këto dy shtete.

Në ndihmë të forcave turke kanë shkuar edhe pjesëtarë të Forcave të Armatosura të shqipërisë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Në orët e fundit është bërë publike nga vetë forcat e FSK-së një lajm i madh, ku anëtarët e kësaj force kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat një vogëlush vetëm 2-vjeç.

Lajmi është shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë FSK.

“Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë, në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja.

Ekipet tona gjatë operacionit që janë duke realizuar kanë hasur në viktima në objektet e kolapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë, dhe të gjitha ekipet e shpëtimit nga mbarë bota kanë dhënë prioritet për të shpëtuar sa më shumë jetë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Kujtojmë se tërmeti vdekjeprurës në Turqi dhe Siri u ka marrë jetën e më shumë se 12 mijë personave, ndërkohë që mijëra të tjerë janë plagosur, si dhe ka ende shumë persona nën rrënoja.

/AlbEu.com/

 


Shtuar 8.02.2023 22:16