Çahet në mes rruga në Romë, bien brenda dy makina

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Romë ku një rrugë është shembur duke krijuar një humnerë brenda së cilës përfunduan makina.

Sipas In Meteo, incidenti ndodhi në rrethin e Torpignattara, në via Zenodossio në afërsi të trotuarit ku toka u hap dhe brenda ranë dy makina një Mercedes SUV dhe një Smart, të cilat u dëmtuan.

Sipas autoriteteve rruga është shembur paraditen e sotme rreth orës 10:40, si pasojë e dëmtimeve nga ujërat që ndodhen nëntokë të cilët kanë dëmtuar pjesën nëntokësore të rrugës. Në vend ndodhen autoritet të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjs dhe zgjidhjen e problemit.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar por banorët e zonës kanë denoncuar këtë dukuri pasi janë shumë të frikësuar dhe të pasigurt.


Shtuar 25.05.2021 13:21