Buxheti për Shëndetësinë, Manastirliu: Rrisim pagat për 18 mijë mjekë e infermierë, punësim transparent

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu së bashku me kryeministrin Edi Rama po prezantojnë buxhetin e vitit 2022 për Shëndetësinë.

Manastirliu ëhstë shprehur se pagat do të rritën për 18 mijë mjekë dhe infermierë dhe shtoi se punësimi në shëndetësi do të jetë transparent.

“Vendimi që morëm si qeveris për të rihapur specializimet i dha fund një prej vendimeve më absurde në tre dekada. 1500 kuota specializimi janë hapur gjatë këtyre viteve 1200 mjekë specialistë janë punësuar gjatë këtyre viteve në spitalet publike,. 3800 infermierë janë punësuar në portal. Më shumë se 260 mjekë të huaj punojnë në sistemin publik dhe jo publik në Shqipëri.

Në planin tonë 3-vjeçar kem parashikuar dyfishimin e kuotave në sistemin e shëndetësisë. Më shumë mjekë të përgatitur për sistemin shëndetësor për të përmbushur nevojat e sistemit dhe rritur nevojat e shëndetësisë. Buxheti 2022 do jetë 360 mln dollar, 70 mln dollar më shumë se buxheti fillestar.

Rritje pagash për mbi 18 mijë personel në sistemin shëndetësor. Për mjekët dhe infermierët punësimi do të jetë transparent dhe meritokratik. Sigurojmë edukimin në vazhdim për punonjësit e shëndetësisë. Do përfundojmë akreditimin për strukturat e shërbimeve përmes një strukture të re që bëhet funksionale prej janarit. Buxheti 2022 garanton financim, mbulimin me barna dhe mbështet me 2.7 mld lekë planin e vaksinimit anti-COVID. Buxheti 2022 garanton modernizimin e sistemin shëndetësor shqiptar.

Ka shumë probleme për t’u zgjidhur dhe shumë sfida mbeten për t’u tejkaluar. Kemi një tipar të vlefshëm. Jemi kritikët e parë të vetes sonë. Kjo na bën mirë sepse jemi pranues për çdo kritikë. Jemi duke punuar në disa plane, qoftë përmes digjitalizimit dhe modelit të autonomisë spitalore. Kështu do ia dalim të forcojmë besimin e publikut dhe marrëdhënien mjek pacient”, deklaroi Manastirliu./albeu.com

 


Shtuar 18.11.2021 17:47