Deputeti demokrat i Lushnjës, Saimir Korreshi, e ka nisur me kritika të ashpra për buxhetin, fjalën e tij në seancën plenare.
Korreshi thotë se viti që vjen, me këtë buxhet, do i gjejë edhe më të varfra e të rrënuara familjet shqiptare.
“Ky buxhet i ngjan gjelit të detit që rri fryrë gjatë gjithë kohës por njerëzit s’do ta hanë as këtë fundvit. Ky është një buxhet i fryrë që s’do ta kalojë por si jetëgjatësia e gjelit të detit që se kalon vitin e ri. Vitin që vjen ky buxhet do ta leje zi e më zi Shqipërinë. Njerëzit atje poshtë janë më të varfëruar. Viti që vjen do të jetë vit i zi për familjet shqiptare”, u shpreh deputeti.
Sipas tij, numri i divorceve në vend është rritur së tepërmi, pasi varfëria ekstreme dhe pamundësia për përballimin e jetës po e bën të pamundur bashkëjetesën.
“Shikojini gjykatat, sa janë rritur divorcet. Pse? Sepse njerëzit nuk kanë bukë të hanë, nuk po përballojnë dot jetesën dhe kjo i çon në divorce çiftet. Shikoni shëndetësinë, shikoni Spitalin e Lushnjes, ku ilaçet duhet ti blesh te farmacia përballë, sepse spitali s’ka vetë. Njerëzit kanë marrë kredi për tu kuruar nga Covid-19, pasi nuk e përballojnë dot kostot. Ku është shpërblimi për Covid-19? Shikoni arsimin, po ashtu në ditët më të zeza të tij, kemi shkolla me 750 nxënës që nuk kanë as banjë. Degët nëpër universitete po mbyllen.”, tha Korreshi./albeu.com/