“Burri juaj ka thënë se është k*rvar”, si ndihet vjehrra që dhunoi nusen në Librazhd kur nga pas i vihen “Piranjat”

“Piranjat” në Abc, këtë të martë kanë sjellë post-historinë e asaj që pushtoi rrjetin një javë më parë, videos së regjistruar në Librazhd, ku një nuse që u kap duke tradhtuar burrin, u dhunua psikologjikisht dhe fizikisht nga vjehrri, vjehrra dhe gjithë fisi i bashkëshortit.

Por si ndihen “kameramanët” e asaj videoje kur atyre ju trokasin në derë “Piranjat”, dhe u kërkojnë llogari për atë ngjarje të shëmtuar.

Kur vjehrrës dhunuese i afrohet “Piranja” Lediona Xheladinaj dhe e pyet se si ndihet ajo kur nga pas i vihen kamerat, nëna e burrit nuk qëndron, por ikën me vrap, pasi i duket e rëndë ajo që po i bëjnë, duke harruar se ata nxorën para syve të gjithë shqiptarëve një vajzë lakuriq, vetëm pse kjo e fundit kishte gjetur diku tjetër dashurinë që nuk ia jepte burri emigrant në Gjermani.

Për më shumë ndiqni VIDEON:


Shtuar 31.05.2022 21:19