Burgimi i nënës lehonë në Shkodër ndez debate në Kuvend, Spiropali: Të lirohet menjëherë

Seanca plenare e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me debate nga ana e opozitës në lidhje me skandalin në Shkodër, ku një nën lehonë është burgosur.

Përfaqësuesit e opozitës ngritën zerin në Kuvend duke thënë se kjo është e papranueshme dhe se duhet zgjidhur.

Të lidhura

None found

Gjithashtu për rastin foli edhe Elisa Spiropali, ajo tha se gruaja duhet të lirohet menjëherë nga burgu.

Spiropali: Duhet liruar mënjëherë. Gjykatësi duhet ta lirojë sot, jo nesër. Nuk e kuptoj cila gjykatë kërkon ndërrimin e gjobës me burgim për një nënë lehonë. Institucionet duhet të përshpejtojnë procedurat që ajo grua të dalë nga burgu dhe të shkojë pranë fëmijës se saj. Kam folur me avokatin e gruas.

Kujtojmë se Diana Bahçja është arrestuar nga policia e Shkodrës vetëm 8 ditë pasi është bërë nënë.

Shkak  është bërë një gjobë që gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur në vitin 2020.

Bëhet fjalë për një gjobë prej 2 milionë e 500 mijë lekëve të vjetr, e cila është konvertuar  një javë më parë në dënimin me 1 muaj e 20 ditë burg..albeu.com/


Shtuar më 16.03.2023 11:10

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş