Burg për shqiptarin në Angli! Ktheu zyrat e punës në shtëpi kanabisi, kolegët konstatuan…

Shqiptari Ylber Dajci është burgosur në Angli, pasi ktheu ish-qendrën e punës në shtëpi kanabisi, me vlerë 1.9 milion stërlina.

42-vjeçari u kap duke u kujdesur për një plantacion kanabisi në zyrat e papërdorura mbi Qendrën e Punës Gloucester gjatë verës së kaluar.

Ai u dënua këtë të enjte me 25 muaj burg, pra dy vite e një muaj heqje lirie, teksa pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Gjykata e Gloucester Croën dëgjoi se policia u informua për erën që vinte nga katet e sipërme të ndërtesës së ish-magazinës, teksa stafi ishte alarmuar për këtë gjë. Njëkohësisht ata konstatuan rrjedhje uji nga kati i sipërm.

Prokurori Simon Goodman tha se oficerët shkuan për të hetuar më 18 gusht 2023. Ai shtoi se nuk u arrit asnjë hyrje me atë rast, por tre ditë më vonë kur stafi i Qendrës së Punës vuri re një burrë që hynte në ndërtesë nga porti i ngarkimit, policia u kontaktua përsëri.

“Këtë herë oficerët detyruan të hynin në ndërtesë dhe zbuluan në katet e sipërme se 16 dhoma ishin krijuar për të kultivuar 2373 bimë kanabisi, të cilat ishin në faza të ndryshme zhvillimi. Policia gjeti gjithashtu një shqiptar 42-vjeçar, Ylber Dajci, i fshehur në mesin e plantacionit, i cili vlerësohej se kishte mundur të prodhonte nga 66 deri në 199 kilogramë drogë të klasës B. Vlera e mundshme ishte 1.9 milionë funte nëse shitej në marrëveshjet në rrugë”, tha Goodman.

Dajci, pa adresë fikse, pranoi në polici se po ‘punësohej me fitim’ si kopshtar në prodhimin e kanabisit, por kishte pak përfshirje në pjesën tjetër të operacionit.


Shtuar 23.02.2024 21:58