Buqetë e madhe me lule! Arbenita Ismajli në lidhje të re dashurie?

Arbenita Ismajli, modelja e njohur dhe ish-bashkëshortja e reperit Fero, ka ngritur së fundmi kureshtjen e fansave dhe ndjekësve të saj.

Modelja, e cila ka një vajzë me Feron, është në qendër të vëmendjes pas një postimi të fundit ku shfaqet me një buqetë të madhe me trëndafila rozë, me mbishkrimin e guximshëm: “Çfarë dreqin është faza e bisedës? Më adhuro ose VDIS.”

Të lidhura

None found

Ky mesazh enigmatik ka bërë që fansat të spekulojnë nëse Arbenita po lë të kuptohet për një romancë të re. Megjithëse Arbenita ka mbajtur jetën e saj private kryesisht larg vëmendjes që pas ndarjes me Feron, postimi i saj i fundit i ka lënë fansat të etur për të zbuluar nëse ka dikë të ri në jetën e saj.


Shtuar 15.11.2024 22:51