Edhe pse përfaqësuesit e Qeverisë së Maqedonisë vazhdimit pohojnë se ka përparim në negociatat dhe se marrëdhëniet po përmirësohen, sot nga Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev mbërritën tone të reja të ftohta. Ai porositi se pret që Qeveria bullgare t’i përmbahet Deklaratës së miratuar në Parlament gjatë negociatave për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Maqedoninë, të cilat, siç theksoi, duhet të zgjidhen para hapjes së bisedimeve. Në të kundërtën, mund të vijë deri te një krizë qeveritare, porositi Radevi. Ai paralajmëroi edhe bllokadë të re ndaj Maqedonisë, gjegjësisht kërkon që bullgarët që jetojnë në vendin tonë të mos emërohen si pakicë.
“Këshilltarët e jashtëm politikë të kryeministrit në asnjë mënyrë t’i mos cilësojnë bullgarët e Maqedonisë si pakicë. Kjo nuk përkon me realitetin e Kushtetutës së fqinjit tonë. Kjo mund të krijojë probleme serioze në marrëdhëniet tona dhe ta shkatërrojë tërë procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Rumen Radev, Presidenti i Bullgarisë.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se ata nuk e dinë për çka negocion Qeveria jonë me Bullgarinë.
“Në qoftë se e mohon ekzistencën e historisë së veçantë maqedonase, traditës, zakoneve, në krahasim me traditën dhe zakonet e fqinjit tonë lindor, nëse nuk e pasqyron dallimin e popullit maqedonas nga ai bullgar, luftën autentike të popullit maqedonas për shtetin e tyre, Qeveria e ardhshme nuk e ka ndërmend ta respektojë, e as të bëhet pjesë e teksteve shkollove nga të cilat fëmijët do ta mësojnë historinë e shtrembëruar”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Nga LSDM-ja me reagim ndaj deklaratës së Mickoskit.
“Qëndrimet shtetërore lidhur me bisedimet me Bullgarinë janë të qarta dhe të vërtetuara edhe me Rezolutë në Kuvendin e Maqedonisë. Hristijan Mickoski duhet të ndalojë që me deklarata të këtilla të papërgjegjshme ta dëmtojë pozitën e Maqedonisë dhe interesin shtetëror”, thonë nga LSDM.
Kryeministri Kovaçevski tha se me Bullgarinë kemi komunikim të sinqertë dhe se të dyja qeveritë po punojnë për të arritur rezultate konkrete. Megjithatë, shtoi se për çështjet e hapura politike, ende nuk është gjetur një zgjidhje e pranueshme./TV 21/