Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Budapest, ku po merr pjesë në takimin Komuniteti politik evropian. Në këtë takim janë pjesë rreth 40 liderë të vendeve të ndryshme.
Rama është takuar në Budapest me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Ata janë parë në një tryezë duke biseduar. Po ashtu, kreu i qeverisë është takuar dhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, si dhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Burime për media bëjnë me dije se në qendër të këtij takimi, do të jetë luftën ndaj emigracionit të paligjshëm, teksa Hungaria mban presidencën e radhës së BE-së deri në fund të Dhjetorit.
Zgjedhja e Donald Trump për herë të dytë në presidencën e SHBA-së po ashtu pritet të monopolizojë takimin dyditor të liderëve europianë.