Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me debate mes demokratëve dhe socialistëve.
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij, ka folur me nota tallëse, ku ka thënë se budalliku në familjen e PD është ngjitëse.
“Kjo është një temë interesante për të rikthyer në sytë e publikut dallimin si nata me ditën mes jush që s’dini çfarë flisni dhe nesh që dimë çfarë bëjmë. Dhe dua të kujtoj si fillim që sot e gjithë ditën ka një subjekt fizik për butrintin si pronë familjare me pronën të njohur nga ju, i keni njohur pronën në teatrin antik një subjekti fizik, keni pranuar se në Shqipëri sot jeto stër stër stër nipi i cili në pronën e tyre e ndërtuan dhe këta jeni ju. Budalliku në familjen tuaj është ngjitëse. E keni në ADN e partisë tuaj që të trashëgoni budallikun brez pa brezi dhe ta vazhdoni të gjithë mbi të marrjen e njerëzve për budallenj dhe prandaj jeni katandisur kështu dhe do të katandiseni më keq. Ndahuni me pjesë sa të doni, ju jeni si ajo pjesa e ndarë në 4-5 pjesë , jeni njësoj dhe vini flisni këtu për vlerat e trashëgimisë kulturore, ju që jeni kërcënimi më i madh i shoqërisë tonë, ju që jeni shembulli më i keq dhe kërkon ta ktheni Shqipërinë në kohën kur luftonit me Amerikën”, u shpreh Rama.
Debati Rama – Spaho:
Rama: Profesor mos bërtit! Kot nuk ta përmenda emrin se dua që të vish këtu, nuk e prisja që të merrje flamurin e luftës me Amerikën. Degradimi juaj është është se budalliku është sëmundje ngjitëse , është vetëm çështje kohe budalliku juaj. Profesor pres që të vish të bësh replikë, është sëmundje ngjitëse dhe është kaq evidente dhe kur përplaseni me njëri tjetrin jeni njësoj.
Spaho: Jeni me kartelë të çmendurish!
Rama: Edhe këtë të kartelës e kam dëgjuar me kohë, përdorni të njëjta argumente dhe të njëjta fjalë thoni./albeu.com