“Je regjistre e dështuar”, çështja e Butrintit përplas Margaritin dhe Zhupën në Kuvend

Butrinti është bërë sërish temë e nxehtë debati mes deputetes së Partisë Demokratike Ina Zhupa dhe ministres së Kulturës Elva Margariti.

Zhupa në fjalën e saj ka bërë me dije se pasuria kombëtare e Butrintit po jepet me koncesion duke shkatërruar pasurinë kombëtare dhe të ardhurat që sjell ai.

“Dua të informoj publikun se Butrinti do të jepet me koncesion, se identiteti jonë kombëtar është në rrezik dhe pritet që ti jepet një fondacioni privat. Shteti e lëshon Butrintin që është një ndër pasuritë më të rëndësishme kombëtare.

Replikat:

Zhupa: Butrinti do të jepet me koncesion duke shkelur ligjet, se kanë miratuar në 2018 ligjin për dhënien me koncesion të pasurisë kombëtare, Ne kemi firmosur konventën e Parisit dhe ajo i detyron shtetet anëtare që të mbajnë përgjegjësi për pasuri  kombëtare. E drejta e informimit për çdo qytetar është që të dijë që atë që prodhon më shumë para si Butrinti dhe do ta japë për koncesion. E drejta e çdo qytetari shqiptar për të qenë i informuar kur bëhet një aferë, e drejta ime është që marrim dokumente të plotë.

Margariti: Keqardhje për kohën e humbur në komisionet dëgjimore dhe më vjen keq se dhe kur flasim me shifra je në  një kompliment je një regjisore e humbur. Fondacioni është nën menaxhimin e ministrit të Kulturës shqiptar, që do të bëjë një tërheqje sa më shumë  të vizitorëve”, është shprehur ajo.

Shtuar 28.04.2022 11:22