Bruno dhe Florjana janë çifti më i përfolur nga “Për’puthen”. Javë pasi ishin deklaruar për njëri-tjetrin ata vendosën ta vijonin lidhjen e tyre larg kamerave.
Epo si duket mes çiftit kanë nisur edhe “kunjat” e para. Disa story të fundit të postuara në Instagram nga Bruno duket se janë kunja pikërisht për Anën pasi shihet që ai i ka fshirë të gjitha fotot me të.
“Nëqoftëse ajo nuk vjen në Manastir apo në Pasqyra ose Ksamil me ty, të bëjë foto kështu me shishen e ujit Pana në dorë plus të duket si @amandakhamkaew, por zgjedh të hedhë shishet e Grez Goose dhe Moet në një natë vere me fishekzjarrë midis club-it, ajo nuk është për ty mik” ka shkruar Bruno në Instastory.
“Nëqoftëse ajo nuk mërzitet në këtë pozicion e të duket kështu, kur në verë për mëngjes ka veç krudo në restorant dhe jo bukë me vezë dhe djathë jugu, ajo nuk bën për ty mik”, e nëse as kjo nuk është kunjë për Anën nuk e dimë pse Bruno ka bërë një reagim të tillë.
Para dy ditësh Bruno ka postuar një story nga spitali ku dukej në gjendje të keqe shëndetësore. Po atë ditë Ana ka qenë pjesë e një live bashkë me ish-konkurrentin e “Për’puthen” Bledin. Ana u pyet nga fansat për gjendjen shëndetësore të Brunos dhe pse nuk ishte pranë tij në ato momente, por përgjigja që dha ngre shumë dyshime.
“Ajo “story” është e vjetër”, ka thënë Ana duke lënë shkas të mendohet për një ndarje të mundshme mes çiftit.
Ndërkohë Bruno ka postuar sot dhe një video ku falenderon të gjithë ata që i uruan shërim të shpejtë.
Do na duhet të presim për ta ditur nëse kemi apo jo një ndarje./albeu.com