Breshri ka shkaktuar dëme të mëdha në zonën e Venetos në Itali.

Të mërkurën në mbrëmje, moti i keq goditi pjesën verilindore të rajonit, duke prekur veçanërisht zonat Alta Marca dhe Veneziano.
Kulturat bujqësore janë dëmtuar si dhe xhamat e makinave janë thyer.

Në rrjetet sociale, sidomos në faqet e Facebookut “Meteo in Veneto” dhe “Meteo Bassano e Pedemontana del Grappa”, ka pasur shumë raportime, me foto të makinave të shkatërruara nga breshëri dhe kokrra në madhësinë e topave të tenisit.

Moti i keq nuk e ka kursyer as zonën e Viçenzës. Breshëri u përqendrua mbi të gjitha në zonën e Bassanos dhe goditi, duke shkaktuar dëme në makina dhe bimë, në Rosà, Rossano, MarVostica dhe Tezze.
