Janë bërë publike pamjet e ekzekutimit të vrasjes së Bardhok Pllanajt një natë më parë në Shkodër, pranë banesës së tij.
Nga video e abcnews.al shikohet momenti kur autori qëllon në drejtim të makinës së 46 vjeçarit i cili njihej ndryshe dhe si njihet “Kumbari i Shkodrës”.
Ndër të tjera nga pamjet shikohet se fillimisht autorët kanë qëlluar në ecje më pas makina e viktimës duket se është përplasur me një biznes në aë të rrugës, ku duket se autorët kanë shkuar sërish dhe e kanë qëlluar.
Ai është ekzekutuar në makinën e tij tip “Range Rover”. Dyshohet se makina ka qenë në lëvizje e sipër në momentin që është qëlluar me breshëri ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend.
Pas të shtënave, makina ka ecur në gjendje të lirë për disa metra duke u përplasur edhe me ambientet e jashtme të një biznesi. 47-vjeçarin Bardhok Pllanaj, i cilësuar si “Kumbari” i Shkodrës është një emër i njohur për policinë. /albeu.com/