Burgu i Zaharisë në Krujë do të mbyllet brenda muajit. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili ka deklaruar se të gjithë të dënuarit që janë aktualisht në Zahari do të transferohen në burgun e Shënkollit, ku janë përshtatur blloku 4 dhe 5 si spital.
Manja gjithashtu ka deklaruar se nuk do të ketë amnisti për të dënuarit në fund të vitit.
Mbyllja e burgut të Zaharisë është këkuar prej vitesh nga organizatat për të drejtat e njeriut për shkak të kushteve aspak normale të institucioni të vuajtjes së dënimit ku mbahen personat e dënuar me probleme mendore./albeu.com