Erjon Braçe me anë të një statusi në rrjetet sociale ka bërë thirrje që votuesit e majtë të mos shpërqendrohen por të votojnë Partinë Socialiste. Në këtë status, Braçe shton se LSI nuk është parti e majtë dhe se PS kandidon e vetme dhe se i vetmi koalicion që ka është ai me popullin.
“Ne jemi në koalicion vetëm me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi! ndaj, mos krijoni LSI-ra të tjera! Boll më! As si individë e as si parti! Shtëpia jonë është Partia Socialiste! Kush do të jetojë në të, me gjithë hallet e problemet e një shtëpie, jeton këtu, jeton në partinë socialiste; as shkon kund e as bën një kasolle shantazhi më shumë!”, shkruan Braçe.
Reagimi i Braçes
KUSH ESHTE SOCIALIST VOTON PARTINE SOCIALISTE! Kjo e para! Në fletën e votimit nuk ka asnjë parti tjetër të MAJTË! Zero! E MAJTA E PASUR E LALËZIT KURRË NUK KA QENË E TILLË!
As në formim, as në qëllim, as në veprim e as në jetën e përditshme individuale. Korrupsioni e pasuria e vënë prej tij nuk është e nuk janë #EMAJTË! Taksa e SHESHTË mbi PASURINË e tyre,
nuk ka qene e nuk eshte #EMAJTE, por thjesht thellim i pabarazisë mes tyre, pasunarëve të politikes dhe njerëzve të zakonshëm që do paguajnë më shumë! Ndaj, KUSH ËSHTË SOCIALIST, KUSH ËSHTË I MAJTË VOTON PARTINË SOCIALISTE!
Nga SHKODRA E DERI NË TEPELENË, nga TROPOJA E DERI NË KSAMIL, VOTON PARTINE SOCIALISTE!
E dyta; Partinë Socialiste nuk e përfaqëson asnjë parti tjetër në fleten e votimit! Zero; Partinë Socialiste nuk e përfaqeson asnjë kandidat i ndonjë partie tjetër! ÇDO KANDIDAT I NJE PARTIE TJETËR, E NDRYSHME NGA PARTIA SOCIALISTE, PËRFAQESON PARTINË E TIJ E KURRË PARTINË SOCIALISTE!
ATA QË PËRFAQËSOJNË PARTINË SOCIALISTE, JANË NË LISTËN E PARTISE SOCIALISTE, JASHTË ASAJ LISTE AKOMA EDHE MË SHUMË SOCIALISTË; POR NË ASNJE PARTI TJETËR, VETËM BRENDA PARTISË SOCIALISTE! NE NUK KEMI KOALICION ME ASNJË!
Ne jemi në koalicion vetëm me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi! Ndaj, MOS KRIJONI LSI-ra TË TJERA! BOLL MË! As si individë e as si parti! Shtëpia jonë është PARTIA SOCIALISTE! Kush do të jetojë në të, me gjithë hallet e problemet e një shtëpie, jeton këtu, jeton në Partinë Socialiste; As shkon kund e as bën një kasolle shantazhi më shumë!
TA BËJMË KËTË BETEJË BASHKË NË PARTINË SOCIALISTE E ME TË; TË FITOJME BASHKË, PA U NDARË NË EMRA E NUMRA, POR DUKE U BERE BASHKE ME NJEREZIT E ZAKONSHEM KUDO, PA LENE ASNJE, E DUKE U BERE SHUME ME TEPER SE KEMI QENE;
NË PARTINE SOCIALISTE, SIÇ NJEREZIT E ZAKONSHEM PO E BEJNE NE SHUMICË ÇDO DITË, ÇDO DITË,
NJË FITORE TE MADHE PËR SHQIPERINË E FAMILJET E TYRE!