Bozo dhe Çomo zhgënjejnë Ramën, nuk arrijnë as 100 vota

Vijon numërimi i votave për kandidatët në Tiranë dhe në qarqet e tjera të vendit, ku deri më tani nga ana e socialistëve në kryeqytet kryeson Belinda Balluku.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, rezulton se deri më tani Balluku ka arritur të marrë  2140 vota, e ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 622

Por, dy prurjet e reja të Ramës,  Luljeta Bozo dhe Najada Çomo, kanë marrë një numër të pakët të votave. Luljeta Bozo ka marrë deri më tani 89 vota, ndërsa Najada Çomo vetëm 33.

Megjithatë, mbetemi në pritje të rezultatit final.

Shtuar 28.04.2021 09:04